• Rruga e bogdaneve Pallati Fab Kati i pare
  • +355 69 400 8200
  • kontakt@jetimet.org

VENDIM

Nr.233, date 10. 4.1998

PER ZBATIMIN E LIGJIT “PER STATUSIN E JETIMIT”

Ne zbatim te ligjit nr.8153, date 31.10.1996 “Për statusin e jetimit”, me propozimin e Ministrisë se Punës, Çështjeve Sociale dhe Gruas, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Statusi i jetimit jepet nga Administrata e Përgjithshme e Shërbimeve Sociale.

2. Për dhënien e statusit te jetimit, ne Administratën e Përgjithshme te Shërbimeve Sociale ngrihet një komision specialistesh ne nivel drejtorie, ne përbërje te te cilit te jete edhe një përfaqësues i Shoqatës se Jetimeve te Shqipërisë. Kryetari i këtij komisioni është Drejtor i Përgjithshëm i Administratës se Përgjithshme te Shërbimeve Sociale.

3. Statusi i jetimit jepet ne baze te dokumentacionit qe vërteton kriteret e vendosura ne nenin 1 te ligjit nr.8153, date 31.10.1996 “Për statusin e jetimit”.

4. Jetimet pretendues për te fituar statusin e jetimit duhet te dorëzojnë ne seksionin përkatës te ndihmës dhe përkujdesjes shoqërore këto dokumente:

a) certifikatën e lindjes se personit;

b) dokumentin qe vërteton trajtimin e tyre nga institucionet publike ose private te perkujdesit shoqëror (shtëpitë e foshnjës dhe fëmijës), nëse janë te sistemuar ne këto institucione;

c) certifikatën e vdekjes te te dy prindërve, nëse asnjeri prej tyre nuk është gjalle;

d) vendimin e gjykatës te formës se prere, për rastin e heqjes te se drejtës prindërore te te dy prindërve ose te njërit prind, kur prindi tjetër nuk jeton;

e) vendimin e gjykatës qe e deklaron te braktisur fëmijën nga te dy prindërit ose nga njeri prind, kur prindi tjetër nuk jeton.

Për rastet e përcaktuara ne shkronjën “d” dhe “e” duhet te dorëzohet edhe certifikata e vdekjes për prindin qe nuk jeton.

5. Personat jetime, qe plotësojnë kushtet e përcaktuara ne nenin 1 te ligjit nr.8135 “Për statusin e jetimit” dhe kane kaluar moshën 25 vjeç, përveç dokumenteve te përcaktuara ne piken 4 te këtij vendimi, për te përfituar status in e jetimit, duhet te jene përfitues te ndihmës ekonomike dhe te jene te pastrehe sipas përcaktimit te bere ne vendimin e Këshillit te Ministrave nr.49, date 29.1.1993 “Për përcaktimin e kritereve për te pastrehët”. Kur vërtetohet ndryshimi i situatës ekonomike dhe te strehimit te personit jetim, ai nuk përfiton me nga statusi i jetimit.

6. Komisioni, për dhënien e statusit te jetimit, shqyrton dhe merr vendim lidhur me dhënien e statusit te jetimit sipas listës se paraqitur nga administratat rajonale te shërbimeve sociale, pasi këto te fundit te kenë verifikuar listat e paraqitura nga seksionet e ndihmës dhe përkujdesjes shoqërore ne bashki e komuna.

7. Jetimet përfitues te statusit te jetimit, qe mbarojnë shkollat e mesme e te larta, jetojnë ne konvikte dhe janë pa asnjë te ardhur, trajtohen me ndihme ekonomike, duke u konsideruar si kryefamiljare (ne masën 95 % te nivelit baze te pagesës se papunësisë) ne seksionet përkatëse te ndihmës dhe përkujdesjes shoqërore deri ne zënien e tyre me pune.

8. Jetimeve qe përfitojnë statusin e jetimit, gjate periudhës se kryerjes se shërbimit te detyruar ushtarak u jepet një kuote suplementare nga Ministria e Mbrojtjes ne masën 1000 leke ne muaj.

9. Administrata e Përgjithshme e Shërbimeve Sociale, ne bashkëpunim me Shoqatën e Jetimeve te Shqipërisë, përgatisin modelin e librezës se jetimit, e cila miratohet nga Ministri i Punës, Çështjeve Sociale dhe Gruas. Libreza lëshohet nga Administrata e Përgjithshme e Shërbimeve Sociale.

10. Efektet financiare për trajtimin me kuote suplementare te ushtareve jetime gjate kohës se kryerjes se shërbimit te detyruar ushtarak përballohen nga buxheti i Ministrisë se Mbrojtjes.

11. Për çdo shpërdorim ne favoret dhe lehtësitë qe përfitohen nga ligji “Për statusin e jetimit”, personit përgjegjës i merret libreza e jetimit për një vit dhe, kur është rasti, organi qe e konstaton shkeljen, bën kallëzim për ndjekje penale.

12. Ngarkohen ministritë përkatëse te nxjerrin udhëzimet e nevojshme ne zbatim te këtij vendimi.

            Ky vendim hyn ne fuqi menjëherë.

KRYEMINISTRI      

Fatos Nano

Nese plotesoni kushtet e mesiperme, ju lutem shkarkoni formularin dhe dergojani sherbimit social ne bashkine ku banoni.

Fillo Diskutimin
Scan the code
Pershendetje
Si mund tu ndihmoj.