Themeluar më 25.11.1991
Shoqata Kombëtare e Jetimëve të Shqipërisë u krijua dhe u miratua nga Ministria e Arsimit me Vendim Nr. 17, Datë 25-11-1991.
• Qëllimi i kësaj Shoqate është mbrotja e të drejtave të Jetimëve të Shqipërisë kudo që janë dhe integrimi i tyre në jetë dhe punon me një program pune të qartë në fushën: juridike, humanitare, ekonomike, arsimore e sportive etj.
• Shoqata Kombëtare e Jetimëve të Shqipërisë është shoqatë mbarë kombëtare mbasi e shtrin aktivitetin e saj në të gjithë territorin e Shqipërisë dhe të gjithë drejtuesit e qendrës dhe të rretheve janë persona të rritur vetë në institucionet shtetërore të jetimëve ose janë nëna me fëmijë jetimë.
• Shoqata Kombëtare e Jetimëve të Shqipërisë mbulon dhe punon për dy lloje grupe jetimësh: Grupi i parë i Jetimëve janë ata që dalin nga Institucionet shtetërore dhe grupi i dytë janë ata fëmijë që u ka vdekur një prind dhe mbahen nga prindi tjetër ose nga persona të tjerë të familjes.
• Shoqata Kombëtare e Jetimëve të Shqipërisë është Subjekt Juridik që nga viti 1995 me Vendim Nr. 35, datë 24-02-1995 në Gjykatën e rrethit Tiranë.
• Shoqata Kombëtare e Jetimëve të Shqipërisë ka fituar nga Parlamenti Shqiptar me ligjin Nr.8153, datë 30-11-1996 Statusin e Jetimit.
Anëtar tek :
- Komiteti Shqiptar i Adoptimit pranë Ministrise së drejtësise.
- Komiteti i Shtetit për Dhënien e statusit të Jetimit pranë Shërbimit Social Shtetëror.
- Komisioni per statusin “Fëmijë në përkujdesje të Republikës”
- Anëtar me të drejta të plota në komisionin e Strehimit pranë Bashkësisë Tirane.